Dikur nuk ekzistonte asgjë në këtë botë.
As peshq.
As yje në qiell.
As dete a lule të bukura.
Gjithçka ishte e zbrazët dhe e errët.
Por ekzistonte Zoti, i njëjti Zot që ne i falemi sot.
Zoti kishte një plan të mrekullueshëm. Ai kishte në mendje një botë të mrekullueshme, dhe sapo e mendoi Ai e realizoi atë. Të gjithë këtë Ai e bëri nga hiçi. Kur Zoti bënte diçka, Ai vetëm sa thoshte, “Le të bëhet” dhe ajo ishte e kryer!
Ai bëri dritën. Ai bëri lumenjtë dhe detet, tokën e bleruar, kafshët, zogjtë dhe pemët.
Dhe në fund, Ai bëri njeriun dhe më pas Ai bëri një grua për të. Emrat e tyre ishin Adami dhe Eva.
Zoti kishte një dashuri shumë të madhe për ta. Çdo mbrëmje Ai shkonte e i takonte në kopshtin e dashur ku ata jetonin.
I gjithë kopshti ishte për ta që të kënaqeshin, me përjashtim të një peme, e cila ishte pema e ndaluar e Zotit.
Adami dhe Eva ishin të lumtur deri sa një ditë u joshën nga Satanai, armiku i Zotit. Ata vendosën të shijojnë frutin e pemës së ndaluar të Zotit. Ata bënë mëkat. Për herë të parë ata u tupëruan dhe u dëshpëruan.
Ata nuk mund t’i flisnin më Zotit. Tani për ta filloi dhimbja dhe shqetësimi. Ata duhet të vdinin. Sa shumë të pikëlluar që ishin!
Zoti u premtoi se do t’i ndihmonte. Kur të vinte koha e përshtatshme, Ai do të dërgonte atje Jezusin, Djalin e Tij. Jezusi do të vinte nga qielli për të bërë të mundur faljen e mëkatit. Për të arritur këtë, Atij i duhet të vuante dhe të vdiste për njerëzimin. Sa u gëzuan ata që Zoti do t’u dergonte një Shpëtimtar!
Adami dhe Eva u bënë me fëmijë, nipa e mbesa. Dalëngadalë bota u mbush me shumë njerëz.
Zoti dëshironte që të gjithë të ishin të lumtur. Ai i mësoi se ç’duhet të bënin. Kjo është lista e rregullave që u dha Zoti:
1. Nuk duhet të keni zot tjetër veç meje.
2. Nuk duhet të ngrini idhuj për veten tuaj.
3. Nuk duhet ta keqpërdorni emrin e Zotit, Perëndisë suaj.
4. Nuk duhet të harroni të shtunën, dhe mbaheni atë të shenjtë.
5. Duhet të nderoheni babain dhe nënën tuaj.
6. Nuk duhet të vrisni.
7. Nuk duhet të tradhëtoni gruan tuaj.
8. Nuk duhet të vidhni.
9. Nuk duhet të bëni dëshmi të rreme kundër fqinjit.
10. Nuk duhet të lakmoni shtëpinë e fqinjit, nuk duhet të lakmoni gruan e fqinjit, as shërbëtorin e shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij dhe as çdo gjë tjetër që i përket fqinjit. (Eksodi 20:3,17).
Këto u shkruan në Bibël, kështu që edhe ne mund t’i lexojmë ato. Nëse u bindemi atyre, do të jemi të lumtur.
Satanai nuk do që ne t’u bindemi atyre. Shpeshherë ai na thotë të vjedhim kur nuk na shohin të tjerët. Por Zoti këtë e sheh. Zoti i sheh të gjitha.
Ngandonjëherë Satanai na josh të themi gënjeshtra duke na bërë të mendojmë se askush nuk mund ta zbulojë. Mirëpo Zoti këtë e di. Ai i dëgjon të gjitha.
Kur i bëjmë këto gjëra, ne nuk ndjehemi shpirtërisht mirë. Zoti na do dhe kërkon të na ndihmojë të bëhemi të mirë. Pikërisht për këtë arsye, Ai dërgoi në këtë botë Jezusin. Zoti nuk e harroi premtimin e Tij.
Mbas shumë vitesh, lindi Jezusi si një foshnjë e vogël. Ai u rrit dhe u bë burrë.
Ai bëri shumë gjëra të mrekullueshme. Ai shëroi të sëmurët. Ai u dha sy të verbërve. Ai bekoi fëmijët.
Jezusi kurrë nuk gaboi. Ai u foli njerëzve për Zotin dhe i mësoi ata si t’i binden Atij.
Mbas një farë kohe armiqtë e Jezusit e gozhduan Atë në kryq. Ai vdiq.
Ai vuajti dhe vdiq për mëkatet e të gjithë njerëzve, bile edhe të atyre që e gozhduan Atë në kryq.
Jezusi u varros. Por në këtë kohë ndodhi një gjë e mrekullueshme. Ai nuk qëndroi në varr. Ai u shkëput nga të vdekurit!
Shumë shpejt Zoti e mori Atë me vete në qiell në një re. Ndërsa miqtë e Tij po e ndiqnin me sy largimin e Tij, një engjël u tha atyre se Jezusi do të kthehet përsëri.
Pra, Jezusi vdiq për mëkatet tona. Ai kërkon që ne të pendohemi dhe t’i pranojmë mëkatet tona. Ai është i gatshëm të na falë.
Ne mund t’i lutemi Zotit në çdo kohë. Ai dëgjon çdo fjalë dhe di çdo mendim tonin. Duke na falur mëkatet tona, Ai na e bën shpirtin të lumtur. Prandaj ne përpiqemi t’i bëjmë gjërat në rregull. Prandaj ne përpiqemi të jemi të mirë e të dashur.
Nëse ne zgjedhim të kundërtën, të mos i bindemi Zotit e të ndjekim Satanain, atëherë Zoti, kur jeta të ketë mbaruar, do të na dërgojë në ferr.
Por nëse ne e duam dhe i bindemi Jezusit, Ai, kur të kthehet, do të na marrë me vete në qiell, në parajsë. Parajsa është shtëpia e bukur e Zotit dhe e Birit të Tij Jezusit. Ajo është vatra e dashurisë dhe e dritës. Atje ne do të jemi gjithmonë të lumtur.