Ne të gjithë, në brendësi të shpirtit tonë, kemi një dëshirë a një pasion për të adhuruar e për t’i shërbyer dikujt ose diçkaje që është më i fuqishëm se ne. Disa njerëz adhurojnë objekte, disa adhurojnë një njeri, disa të tjerë adhurojnë një shëmbëlltyrë që nuk është zot por që u kujton atyre një zot që ata besojnë se ka ekzistuar në kohërat e shkuara. Megjithëse moria e këtyre njerëzve u janë përkushtuar këtyre zotave, ende në zemrat e tyre mbetet e ndezur një thirrje dhe një dëshirim. Për ta çuar më tej përkushtimin e tyre, ata ngrihen që herët në mëngjes e nderojnë zotin e tyre. Disa të tjerë kryejnë rituale të ndryshme dhe përsëri jeta e tyre nuk ndryshon. Këta njerëz arrijnë të qetësojnë vetëm në mënyrë të përkohshme thirrjen e shpirtit të tyre dhe nuk e presin me shumë kurajo të nesërmen. Të trishtuar ata fillojnë të kuptojnë që e ardhmja ka për të qenë njëlloj si e kaluara. Shpirti i tyre shpeshherë thërret, “Pse vallë zoti im nuk më ndryshon dot mua e të më japë fuqi të përballoj natyrën time mëkatare?”
Cilin adhuroni ju? Cilin besoni ju? Ku banon zoti juaj? A është ai i gjallë? Çfarë ka bërë ai për ju sot? A biseduat ju me të sot? A iu përgjigj ai thirrjes së zemrës suaj?
Unë po ju njoh me Zotin e vetëm të vërtetë që ka mposhtur armikun tonë më të tmerrshëm - Satanain. Ai është Zoti i krijimit. Ai krijoi gjithçka me fuqinë e tij shprehëse. Merrni Biblën e Shenjtë dhe lexojeni. Ajo do t’ju tregojë për këtë Zot të qiellit e të tokës, i cili për gjashtë ditë bëri universin dhe gjithçka që është në këtë botë, dhe ditën e gjashtë Ai bëri njeriun nga dheu i tokës. Për këtë lexoni kreun e parë e të dytë të Gjenezës.
Ai është Zoti i përjetshëm. Ai nuk ka as fillim e as fund. Ai është i njëjti si dje, si sot, ashtu edhe për gjithmonë. Ai është Krijuesi, Ruajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje (Aktet 17:22-34).
Ky Zot i madh që jeton në qiej është gjithashtu i interesuar për ju si person. Ai ju sheh ju midis masave të njerëzve, Ai ju do ju dhe kujdeset për ju. Ai kërkon që të jetë më shumë se miku juaj. Ai do që të jetë Shpëtimtari juaj. Ai kërkon të jetojë me ju, dhe për më tepër Ai kërkon të jetojë në brendësi të shpirtit tuaj. Tek Shën Gjoni 15:4, Ai thotë, ju tek Mua dhe Unë tek ju.
Ju pyesni, “A mund të jetë kjo e vërtetë? Si ka mundësi që Ai që është kaq i madh, kaq i forte e plotfuqishëm të jetojë në zemrat tona (Isaia 57:15)?
Kush tjetër përveç Zotit jeton në zemrën tuaj? Po të hedhim një vështrim rreth e rrotull vetes, do të shohim që Satanai po sundon dhe po rrënon jetën e shumë e shumë njerëzve. Ai është i vetmi që sundon në zemrat e tyre. Ai ua shtie në mendje njerëzve të gjitha këto të këqia si gënjeshtrën, vjedhjen, epshin, mashtrimin, hakmarrjen, karierizmin. Nëse Satanai është në zemrën tuaj e ju shtyn në gjithë këto mëkate, përse nuk vini tek Zoti i zotave, i cili ka dhënë Djalin e Tij të vetëm, Jezus Krishtin, të vdesë për mëkatet tuaja dhe për mëkatet e mbarë kësaj bote (Gjoni 3:16).
Nëse nuk e duroni dot më mëkatin e jeni mërzitur prej tij, nëse e dini që mëkati nuk do të hyjë në qiell, përse nuk bini në gjunjë e të pendoheni për mëkatet tuaja duke i pranuar ato, dhe t’i luteni këtij Zoti, i Cili jeton sot, të sundojë jetën tuaj. Ai do t’jua falë mëkatet. Sapo Satanai dhe mëkatet e të kaluarës suaj të çlirojnë zemrën tuaj nëpërmjet besimit tek Zoti nga gjaku shëlbues i Jezusit, atëherë ju do të gëzoni një natyrë krejt të re. Dhe kur Satanai të përpiqet t’ju joshë, ju do ta ndjeni praninë e Zotit të plotfuqishëm. Ai do t’ju udhëzojë e do t’ju mësojë juve të gjitha gjërat (Gjoni 14:26).
Tek Shën Gjoni 10:10, Jezusi na premton një jetë me bollëk dhe vetëm Ai është në gjendje t’jua sigurojë atë. Asnjë Zot tjetër nuk është kaq i fuqishëm. Nëse kjo ju prek zemrën tuaj, lexoni broshurën: “Ju duhet të rilindeni.” Këtë broshurë do ta gjeni në adresën e mëposhtëme.