“O Zot, ku je?” “Kam nevojë për Ju.” “Si mund t’ju gjej Ju?” A mos është kjo një thirrje në agoni e zemrës suaj? A mos vallë e gjithë qenia juaj digjet nga dëshira për të kërkuar dhe arritur tek Zoti? Mos ndoshta ju nuk e gjeni sepse Ai vazhdimisht kërkon t’ju shmanget juve?
Por ju nuk jeni i vetmi që kërkoni Zotin. Njerëzit kudo dhe në çdo epokë e kanë kërkuar Zotin. Dy mijë vjet më parë sunduesi i ri i pasur vrapoi tek Juzusi dhe e pyeti: “O Mjeshtër i mirë, çfarë duhet të bëj që të gëzoj jetën e amshuar?” Kur Pjetri predikonte në Pontekost, njerëzit pyesnin, “Çfarë duhet të bëjmë?” ose “Si mund ta gjejmë Zotin?” Sot, shqetësimi kryesor i kësaj bote të turbullt është thinja nën zë për Zotin dhe dashurinë e Tij.
Nevoja më jetike për të gjitha qeniet njerëzore është të gjejnë Zotin. Zemrat tona nuk do të jenë të qeta deri sa të prehen tek Ai. Qetësia e mendjes dhe prehja shpirtërore mund të arrihen vetëm duke gjetur Zotin dhe duke ecur krahas Tij. Jezusi thotë, “Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur dhe të munduar, dhe unë do t’ju lehtësoj” (Mateu 11:28).
Kur të arrijmë të kuptojmë se jemi krijuar nga Zoti dhe për Zotin, vetëm atëherë ne do të mund të ndjemë se sa shumë kemi nevojë për Të. Ne të gjithë jemi formuar në mënyra krejtësisht të ndryshme (ne nuk flasim, mendojmë, veprojmë ose ngjajmë njësoj); megjithatë, ne të gjithë jemi krijuar sipas “shëmbëlltyrës e ngjasimit” të Tij (Gjeneza 1:26) dhe me shpirtra të gjallë, që janë pjesë e Zotit. Kjo pjesë kërkon të jetë në përputhje me Krijuesin e saj. “Ashtu si dreri digjet për një rrëke uji, po ashtu edhe shpirti im digjet për Ju o Zot; shpirti im po digjet për Zotin, për Zotin e gjallë” (Psalmi 42:1-2). Vetëm Zoti i gjallë mund ta kënaqë shpirtin e gjallë të njeriut!
Kur Davidi e gjeti Zotin, ai e shprehu botën e tij shpirtërore të përmbledhur në thënien, “tani nuk do të më mungojë asgjë” (Psalmi 23:1). Kërkesa e tij u plotësua. Ai ishte i kënaqur dhe e kuptoi që prehja e vërtetë vjen vetëm kur Krijuesi dhe krijesa takohen së bashku. “Sepse Ai shuan etjen e shpirtit që digjet dhe ngop të uriturin me të mirat e Tij” (Psalmi 107:9).
Zoti është i vërtetë. Megjithëse ju nuk e shihni, nuk e kuptoni, ose nuk e gjeni dot Atë, megjithatë kjo nuk e mohon faktin e padiskutueshëm që Ai ishte, është edhe tani, dhe do të jetë gjithmonë. Pra ekziston një Zot! Kurrë mos e vini në dyshim këtë. Për ta gjetur Zotin, kryesore është që ju të keni besim të patundur në ekzistencën e Tij dhe të mbështeteni plotësisht në dashurinë e Tij.
Po ku është Zoti? A mund të jetë Ai këtu, kur është edhe atje? Po, Ai është kudo! Jezusi i tregoi gruas tek pusi i Jakobit që Zoti është Shpirti që mund të gjendet në çdo vend e në çdo kohë, kudo e kurdo. Ai nuk është fshehur në një vend të largët e të paarritshëm në qiell; Ai nuk rri vetëm nëpër kisha, sinagoga ose tempuj. Ju mund ta gjeni Atë në male, në lëndina, në qiell, në det, në shtëpinë tuaj, ose në çdo vend tjetër. Pikërisht edhe në këtë moment Ai është rreth jush.
Jakobi, një njeri i Zotit, tha, “Sigurisht Zoti është në këtë vend dhe unë këtë nuk e dija”. Shpeshherë, ne jemi kaq shumë të dhënë mbas gjërave tokësore të jetës, saqë nuk e marrim vesh që Ai është pranë nesh. Ne bile kujtojmë se do të kemi ndonjë takim dramatik me Të dhe nuk arrijmë ta njohim “zërin e Tij gjithmonë të lehtë” ose të ndjejmë joshjen e këndshme brenda vetes sonë. Ne duhet të ndalojmë, të vështrojmë e të dëgjojmë, dhe vetëm atëherë me të vërtetë do të shohim, do të dëgjojmë e do të kuptojmë.
Ju nuk keni pse të kërkoni në errësirë për të gjetur Zotin. Ai nuk fshihet prej jush. Për më tepër, Ai po ju kërkon ju. Ai filloi t’ju kërkojë ju, shumë më parë se ju ta kërkonit Atë. Ai ju do ju në familjen e tij të përjetshme, ku Ai mund t’ja shfaqë dashurinë dhe të kujdeset për ju në mënyrë të drejtëpërdrejtë. A ndjeni një si boshllëk, shqetësim, faj, humbje ose frikë kur mendoni vdekjen? Ky që po ju thërret është Zoti, sepse Ai nuk do që ju të jenë të humbur. Kjo mund të jetë thirrja juaj e parë, ose e fundit. “Sot, nëse ju... dëgjoni zërin e Tij, zbutini zemrat tuaja” (Psallmi 95:7-8).
Zoti me dashurinë e Tij të madhe, na hapi rrugën për ta gjetur Atë. “Sepse Zoti na deshi kaq shumë, saqë na dha edhe djalin e Tij të vetëm, e kushdo që beson tek Ai nuk do të humbet, por do të gëzojë jetën e amshuar” (Gjoni 3:16). Krishti është rruga për te Zoti! Jezusi tha, “Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk mund të shkojë tek Ati ynë pa kaluar përmes meje” (Gjoni 14:6). Kur i burgosuri pyeti, “Çfarë duhet të bëjë që të shpëtojë?”, apostull Pavlli iu përgjegj, “Beso tek Zoti Jezus Krisht dhe ju do të jeni i shpëtuar” (Aktet 16:31).
Kur Nikodemi pyeste për rrugën e shpëtimit, Jezusi i tha, “Askush nuk mund ta shohë mbretërinë e Zotit, po të mos lindet edhe një herë.” (Gjoni 3:3). Mos edhe ju pyesni si Nikodemi se si mund të ndodhë kjo gjë? Të lindësh sërisht do të thotë të pranosh Jezusin, Birin e Zotit, si Shpëtimtarin tuaj. Sapo të besoni vdekjen e Tij në kryq, gjaku i Tij do t’ju pastrojë ju nga të gjitha mëkatet. Ju gjithashtu duhet të pendoheni për mëkatet tuaja dhe t’i braktisni ato; lutjuni Zotit t’ju falë, e pranojeni Jezusin si Zot në çdo hollësi të jetës suaj. “Nëse ne i pranojmë mëkatet tona, Ai me besnikëri dhe drejtësi do t’na falë mëkatet tona dhe do t’na pastrojë nga ligësia” (1 Gjoni 1:9).
Të gjithë kanë bërë mëkate. “Asnjë njeri nuk është pa mëkate, as edhe një” (Romakët 3:10). Zoti është i shenjtë, prandaj Al e urren mëkatin. Kështu që përpara se të pranojmë Zotin, ne duhet të merremi me mëkatet tona ashtu siç na ka mësuar Ai ne Fjalën e Tij. Të bësh një jetë të mirë e të moralshme nuk do të thotë se i ke ndrequr mëkatet; kjo nuk mjafton. Ne duhet të pendohemi dhe t’i braktisim mëkatet tona.
Për ta gjetur me të vërtetë Zotin, ju duhet ta doni Atë më shumë se çdo gjë tjetër në jetën tuaj. Ju duhet të merrni një zotin total, me gjithçka që ju keni dhe gjithçka që ju jeni. Ju duhet të mohoni vetveten dhe të flakni tej egoizmin tuaj. Mëkati duhet të bëhet diçka e pakëndshme për ju ashtu siç është për Të.
A doni me të vërtetë ta gjeni Atë dhe të ecni me Të? Kjo varet ng ju—dhe vetëm nga u. Ju nuk keni ç’të humbni, por keni shumë për të fituar. Nëse do të ndaloni, të ktheheni fytyrën dhe të ecni drejt Zotit, ju me siguri do ta gjeni Atë. Shpirti që kërkon dhe Shpëtimtari kërkues gjithmonë takohen me njeri tjetrin. Kur ta gjeni Zotin, burimin e jetës, Ai do t’ju japë juve një jetë të re, një zemër të re dhe vullnet për ta ndjekur Atë. Gjithçka do të bëhet e re. (2 Korinthianët 5:17). Pikërisht tani, ulni kokën dhe lutuni me këto fjalë, “Po i jap fund, jam i lodhur me mëkatet. Jam i mbaruar dhe nuk e meritoj dashurinë Tuaj të pafund. Zot, më prano ashtu siç jam. Po e vë gjithë jetën timë në duart e Tua dhe gjithë mëkatet e mia në këmbët e Tua, dhe me përulje po ju lutem të më falni. Ju lutem më pranoni si femijën Tuaj dhe më mësoni si të jetoj për Ju. Ju jam mirënjohës për jetë që Jezusi dha jetën që mëkatet e mia të falen”.