Search by FlexSearch
The page you are looking for doesn't exist or has been moved.
Dikur nuk ekzistonte asgjë në këtë botë. As peshq. As yje në qiell. As dete a lule të bukura. Gjithçka ishte e zbrazët dhe e errët. Por ekzistonte Zoti, i njëjti Zot që ne i falemi sot. Zoti kishte një plan të mrekullueshëm. Ai kishte në mendje një botë të mrekullueshme, dhe sapo e mendoi Ai e realizoi atë. Të gjithë këtë Ai e bëri nga hiçi. Kur Zoti bënte diçka, Ai vetëm sa thoshte, “Le të bëhet” dhe ajo ishte e kryer! Ai bëri dritën. Ai bëri lumenjtë dhe detet, tokën e bleruar, kafshët, zogjtë dhe pemët.
Ungjilli i Gjonit 10:1-18 A ju ka rastisur ndonjëherë që dikush ju thërret emrin dhe ju nuk e merrni vesh se nga vjen zëri? Ose ndoshta këtë zë e dëgjonit me vështirësi, për shkak të zhurmës rreth e rrotull. Dëgjoni, një zë po ju thërret. JU! Kush jeni ju? Cili është emri juaj? Nga vini? Ku banoni? Për ku po shkoni?
“O Zot, ku je?” “Kam nevojë për Ju.” “Si mund t’ju gjej Ju?” A mos është kjo një thirrje në agoni e zemrës suaj? A mos vallë e gjithë qenia juaj digjet nga dëshira për të kërkuar dhe arritur tek Zoti? Mos ndoshta ju nuk e gjeni sepse Ai vazhdimisht kërkon t’ju shmanget juve?